Të shtëna me armë në Londër

Mediat britanike raportojnë se ‘London Bridge’ në Londër është rrethuar nga policia, pasi është raportuar për të shtëna me armë.

BBC raporton se gazetari John McManus, ka dëgjuar të shtënat me armë dhe ka parë disa njerëz duke u përleshur, në urë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me incidentin, ndërsa ka këshilluar njerëzit që të ndjekin udhëzimet e policisë.