Tahiri: Rojet e tri klinikave në QKUK janë suspenduar

Esat Tahiri, drejtor i kompanisë ‘Security Code’ që siguron klinikat e ShSKUK-së, në emisionin përballë Jeta Xharrës ka bërë të ditur se rojet e tri klinikave janë suspenduar.

Tahiri ka thënë se rojet nuk kanë kurrfarë arsyetimi dhe për këtë janë në komision disiplinor. Madje ai vetë si drejtor i kompanisë nuk ka qenë i njoftuar, deri sa është shfaqur hulumtimi në televizion.

“Problemi është se nuk më kanë raportu që ka ndodhë, por kur e kam pa pastaj në televizior. Është shkelja e parë e shefave të ndërrimit që nuk e kanë raportu.. Rojet domethënë janë pezullu prej punës, suspendim, janë thirrë në komision disiplinor dhe komisioni merr masat në kuadër të rregullores për shkeljet që i kanë bo”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, përveç rojes në Kliniken Infektive, të suspenduar janë edhe rojet në Klinikën e Pulmologjisë dhe asaj të Internos.

Ndërsa ka bërë të ditur se rojen e Mjekësisë Sportive e ka shpërblyer, pasi e ka kryer punën siç duhet.

“Punëtori tjetër i Mjekësisë Sportive është shpërbly. Zakonisht e kanë kur e shpërblej punëtorin e shpërblejë me pare dhe me mirënjohje. Me 50 euro. Ai e ka kry punën e vet, ndoshta më është dukur pak si arrogant po në COVID duhet me qenë”, shtoi ai.