Tabela e rrëzuar në rrugën 'Muharrem Fejza' (FOTO)

Rruga “Muharrem Fejza” do të mbahet mend gjatë nga kryeqytetasit e veçanërisht nga qytetarët që jetojnë përgjatë kësaj rruge.

Punime të zvarritura e infrastruktura jo e mirë ishte pamje e çdodite në këtë rrugë që gjendet në Lagjen e Spitalit.

28 maji ishte dita kur është bërë pastrimi gjeneral i kësaj rruge dhe rrugëve tjera lidhëse si “dorë” e fundit e përfundimit të asfaltimit të rrugës.

Por edhe një javë pas, në hyrje të rrugës “Muharrem Fejza” po qëndron një tabelë e komunikacionit e dëmtuar në tokë. Përveç asaj, përreth saj kanë mbetur edhe disa kabllo dhe një gyp.

Këto janë fotografitë që kanë arritur në redaksinë e KALLXO.com