Ilustrim

Sulmon policin pas shqiptimit të gjobës, arrestohet burri në Deçan

Të hënën rreth orës 08:10 është arrestuar një burrë në Strellc të Epërm të Deçanit nën dyshimin se në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e gjobës për kundërvajtje në trafik, ka kanosur zyrtarin policor.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si ‘Kanosje’.