Foto: Ilustrim

Sulm ndaj një zyrtari policor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor, të dielën në Prishtinë.

Ky i fundit ka marrë lëndime nga goditjet e të dyshuarit, i cili nuk kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për ndalim.

Sipas policisë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka braktisur automjetin, i cili është sekuestruar nga policia.

I dyshuari, më vonë është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, bën të ditur Policia.