'Subvencionet 2021', në mesin e rreth 30 të ndaluarve ka edhe qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar gjatë ditës së sotme me aksionin e nisur tash e një kohë të quajtur “Subvencionet 2021”.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditura se janë rreth 30 persona që janë të ndaluar.

Në mesin e zyrtarëve komunal, ka edhe qytetarë të cilët dyshohen për dhënie ryshfeti për subvencione.

KALLXO.com ka raportuar sot se katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunë e Istogut, janë arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.

Pjesa e dytë e aksionit “Subvencionet 2021” ishte zhilluar më 30 qershor 2021.

Përderisa 10 persona ishin arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës në mars të këtij viti.

Të arrestuarit dyshoheshin se kishin kryer vepra të ndryshme penale si marrje e dhënie ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vazhdon aksioni policor ‘Subvencionet 2021’, ka të arrestuar