Komuna e Istogut

Arrestohen katër zyrtarë të Komunës së Istogut

Katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunë e Istogut, janë arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.

Lajmin për arrestimin e tyre ka konfirmuar për KALLXO.com nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.

“Katër zyrtarë janë arrestuar, nuk kemi asnjë informacion pse dhe çfarë ka ndodhur, kurrgjë nuk na kanë thanë”, tha Ademaj.

Ai shtoi se arrestimi ka ndodhur para dy orësh dhe që ka zgjatur e gjitha për pesë minuta.

KALLXO.com raportoi sot se policia po vazhdon edhe aksioni “Subvencionet 2021”, i cili nisi muaj në parë në disa komuna të Kosovë, nga e cila rezultuan edhe disa zyrtarë të arrestuar.

Vazhdon aksioni policor ‘Subvencionet 2021’, ka të arrestuar