Foto nga seminari “Përgjigjja institucionale ndaj dhunës në familje – mekanizmat koordinues komunal”. FOTO: KALLXO.com

Strehimorja në Novobërdë ngrit vetëdijen për luftën ndaj dhunës me bazë gjinore

Përgjatë 13 dhe 14 shkurtit Qendra Përfshirëse e Grave (QPG) nga Novobërda ka organizuar seminar dyditor trajnues ku pjesëmarrës me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, qendrave për punë sociale, Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe organizatave joqeveritare që merren me problemin dhe pasojat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore nga komunat e Ranilugut, Novobërdës, Parteshi, Kllokotit, Graçanicës dhe Shtërpcës.

Ky seminar dy ditor me titull “Përgjigjja institucionale ndaj dhunës në familje – mekanizmat koordinues komunal” ka qenë në kuadër të projektit “Përmirësimi i të drejtave të viktimave të dhunës në familje përmes aktiviteteve digjitale dhe avokuese“, i cili është mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë.

Foto nga seminari “Përgjigjja institucionale ndaj dhunës në familje – mekanizmat koordinues komunal”. FOTO: KALLXO.com
Foto nga seminari “Përgjigjja institucionale ndaj dhunës në familje – mekanizmat koordinues komunal”. FOTO: KALLXO.com
Foto nga seminari “Përgjigjja institucionale ndaj dhunës në familje – mekanizmat koordinues komunal”. FOTO: KALLXO.com

Gjatë këtij seminari, të hënën e 13 shkurtit, Biljana Nastovska, këshilltare për çështjet gjinore nga Misioni i OSBE-së në Kosovë ka ligjëruar për rolin e bashkëpunimit dhe koordinimit të shumë agjencive në parandalimin e dhunës në familje.

Ajo shpjegoi se të gjithë kanë rol dhe përgjegjësi në luftimin e dhunës ndaj grave.

Biljana Nastovska gjatë ligjërimit. FOTO: KALLXO.com

“Kur është në pyetje konventa thotë se dhunën ndaj grave nuk mund ta zgjidhë një agjencion. Domethënë shumë shpesh dëgjoj se policia është ajo që duhet. Konventa është mjaft e qartë, domethënë një udhëheqë por të gjithë e kanë përgjegjësi gjithë shoqëria”- tha Nastovska.

“Dhuna ndaj gruas është shumë komplekse. Ajo kërkon kyçje të policisë mbi kyqjen e të gjithë personave përgjegjës”- shtoi ajo.

Në anën tjetër, Adelina Berisha, menaxhere e programit mbi Dhunën në Baza gjinore nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka ligjëruar për Konventën e Stambollit dhe funksionimin e mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) gjatë ligjërimit. FOTO: KALLXO.com

Gjatë ligjërimit të saj, Berisha theksoi se në Kosovë mbi 68% e grave deklarohen që kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës.

“Edhe pse në shumicën e vendeve forma më e shpeshtë e dhunës është dhuna në familje, ka forma të tjera të dhunës ku gratë prapë janë viktima. Në Kosovë mbi 68% e grave deklarohen që kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës. Kur them në Kosovë, statistikash qëndrojmë mjaft ngjashëm në të gjitha etnitë” – tha ajo para të pranishmëve.

Mirëpo, ajo përmendi se në vitet e fundit ka filluar të ketë rritje të raportimit në polici për rastet e dhunës.

“Në anën tjetër, kemi parë që pesë viteve të fundit ka filluar çdo vit të rritet numri i raportimeve në polici që tregon që kemi pak rritje të vetëdijes së grave dhe gratë tani më pak e tolerojnë dhunën. Mirëpo, në anën tjetër ndoshta edhe është e ndërlidhur që institucionet kanë filluar të vetëdijesohen dhe ta kryejnë punën e vet pak më mirë”- shpjegoi ajo.

Ndërkaq, Vesna Stajiq, drejtoreshë e Qendrës Përfshirëse të Grave në Novobërdë theksoi se ky seminar u ka mundësuar të pranishmëve që të informohen më shumë dhe të marrin përgjigje nga panelistët lidhur me mekanizmat koordinues për luftimin e dhunës.

Vesna Stajiq, drejtoreshë e Qendrës Përfshirëse të Grave në Novobërdë. FOTO: KALLXO.com

“Sot kemi kontribuar që komunat që nuk kanë mekanizmat ta kenë rastin që të pyesin për të gjitha ato që nuk e kanë pasur rastin deri sot dhe të dëgjojnë nga penalistët tanë. Sa unë mund të vërejë janë edhe më të motivuar që t’i formojnë mekanizmat koordinues në komunat e tyre”- u shpreh Stajiq.

Ky projekt përkrahet nga Fondi i Grave të Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”.