Spitali i Ferizajt pajiset me mamograf

Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka pajisur me mamograf Spitalin e Ferizajt.

“Ky spital për herë të parë bëhet me pajisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë. ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të  projektit emergjent COVID-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar (CT), e cila është e teknologjisë së lartë.