Foto: Ilustrim

Sot nënshkruhet marrëveshja për heqjen e taksës kufitare me Malin e Zi

Sot në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podforicë do të nënshkruhet marrëveshje mes Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe Malit të Zi për heqjen e taksës kur udhëtohet mes dy vendeve.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku.

Sipas tij, sigurimi që merret për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut do vlejë edhe për Malin e Zi.

“Sot do nënshkruajmë marrëveshjen mes byrove të dy vendeve për heqje të taksës kufitare e cila pritet të hyj në fuqi nga 1 korriku. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë më të paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë e Veriut do vlejë edhe për Malin e Zi”, tha Mazreku.

Ndërsa, qytetarët e Malit të Zi vijnë në Kosovë me karton të gjelbër.

Mazreku potencoi se kjo marrëveshje u kursen vendeve rreth 4 milionë euro.

Qytetarët e Kosovës deri tani kanë paguar 15 euro taksë për të hyrë në Mal të Zi.