Skandal, vetura e Policisë bllokon vendkalimin e këmbësorëve - FOTO

Një veturë e Policisë së Kosovës, respektivisht të Stacionit Policor në Fushë Kosovë është parë e parkuar në trotuar, saktësisht në mes të vendkalimit të këmbësorëve.

Fotografi të dërguara nga një qytetar tregojnë se parkimi i veturës është bërë në afërsi të filiales së Postës në Fushë Kosovë.

Një ndalim i tillë është i dënueshëm.

Ligji për Trafikun Rrugor më saktësisht neni 91 i këti ligji thotë se në vende të tilla pra në trotuare lejohet parkimi i mjetit me dy rrotat anësore, apo me rrotat e një boshti të mjetit të udhëtarëve, motoçikletës, triçikletës, katërçikletës, mopedit, dhe biçikletës, me kusht që të mbetet edhe një hapësirë tjetër për kalimin e këmbësorëve.

Gjithashtu nuk lejohet parkimi në trotuar afër skajit të rrugës vetëm në vendin e shënuar me shenja të trafikut rrugor.

Pra në këtë rast, vetura e Policisë së Kosovës përveç që ka parkuar në trotuar duke bllokuar kalimin e këmbësorëve, ka bllokuar edhe vendkalimin për këmbësorë.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për shkeljen e rregullave të policisë nga ana e policisë.