Si e ndryshuan botën ‘autobanët’ gjermanë

Pak monumente e përfaqësojnë Gjermaninë më shumë sesa sistemi i saj i autostradave.

Katedralja e Këlnit është veçanti e Gjermanisë perëndimore, dhe kulla televizive në Berlin është një akt i inxhinierisë, por ‘autobanët’ e lidhin gjithë vendin, raporton CNN

Gjatë dekadave, ajo është shndërruar nga një pjesë utilitare e infrastrukturës kombëtare në një ikonë kulturore që ka lindur vepra arti, albume, mallra rreth globit dhe madje edhe emrin e një klubi irlandez.

Por, pse janë bërë kaq legjendare dhe cila është marrëdhënia e gjermanëve me këto autostrada sot?

Më e rëndësishmja, a është e vërtetë që mund të vozisni sa shpejt të doni në to?

Si sqarim: Autostrada nuk u shpik nga nazistët. Rruga e parë e këtij lloji përfundoi në vitin 1932, e cila lidhte Këlnin dhe Bonin. Ekziston ende, sot është pjesë e autostradës 555.

Pas ardhjes së Hitlerit në pushtet në vitin 1933, ai e përdori autostradën për përfitime politike, duke emëruar Fritz Todt si “Inspektor të përgjithshëm për konstruktim të rrugëve në Gjermani”, ku i kërkoi që të zgjerojë rrjetin e autostradave.

rruga Frankfurt-Manheim ne vitin 1935

E gjitha kjo punë u përdor si propagandë e rritjes së punësimit në Gjermani.

Punëtorët që ishin pjesë e rikonstruktimit jetonin në kampe afër vendeve ku punonin, edhe pse nuk bëhej gjithmonë në formë vullnetare.

Për shkak që një pjesë e madhe e punonjësve u desh t’i bashkohen luftës, ata mbetën pa njerëz që do punonin në autostrada.

Pas luftës, shumë autostrada ekzistuese në Gjermaninë Perëndimore ishin riparuar dhe futur në funksion, me një program zgjerimi që filloi në vitin 1950.

Që nga viti 1953, termi zyrtar për autostradat gjermane ka qenë ‘Bundesautobahn’ ‘autostrada federale’. Tani janë reth 13 mijë kilometra të autostradave, duke e renditur në një nga sistemet më të dendura të sistemit rrugor në botë.

Sot, Gjermania është i vetmi vend në Europë që nuk ka limite të shpejtësisë dhe diskutimet për t’u bërë një i tillë kanë qenë gjithmonë temë e nxehtë në politikën gjermane.

Tani për tani, politikanët dhe publiku në Gjermani janë të pavendosur sa i përket të ardhmes së autostradave të famshme.

Por, deri sa e ardhmja e tyre mund të jetë e pasigurt, vendi i autostradave gjermane në histori është i sigurt.