Shtyhet ndeshja e ‘Play-off’ mes Skocisë dhe Ukrainës për Kupën e Botës

Ndeshja e play-off mes Skocisë dhe Ukrainës është shtyrë, ka njoftuar shtëpia e futbollit botëror, FIFA.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej me 24 mars në Hampden Park në Glasgow.

FIFA ende nuk ka vendosur se kur mund të zhvillohet kjo ndeshje.

Vendimi është marrë pas trazirave politike në Evropën Lindore. Edhe ish-selektori i Ukrainës dhe ish-futbollisti Andry Shevchenko është shprehur se i gjithë përqendrimi i tij është në luftë.

“Gjithë përqendrimi im, kur zgjohem, mendoj se si mund ta ndihmoj vendin tim, çfarë mund të bëj. Kam filluar të telefonoj prindërit e mi, miqtë e mi, të marrë përditësime për atë që po ndodh në Ukrainë”, është shprehur Shevchenko.