Foto: Ilustrim

Shtiu me armë në një lokal, arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar në Ferizaj pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një lokal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se L.V., 20-vjeçar është arrestuar rreth orës 01:00 pas mesnatës me autorizim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt.

Pas arrestimit, L.V., ka dorëzuar armën, të cilën dyshohet se e ka përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Arme zjarri, Foto: Policia e Kosovës, 15/07/2022