ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Shtime, rrahje mes tre familjarëve

Policia ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në një rrahje mes vete.

Arrestimi i tyre ka ndodhur dje, ndërsa incidenti ka ndodhur të premten.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë familjarë mes vete.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, vazhdon të hetohet.