Ilustrim.

Shtime, arrestohet një burrë për dhunë në familje

Sot rreth orës 16:00 Policia ka arrestuar një burrë në Shtime, i cili pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia përmes një komunikate bëri të ditur se lidhur me rastin viktima ka pranur trajtim mjekësor.

“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dal në vendin e ngjarjes dhe rreth orës 16:00 ka arrestuar personin me inicialet J.M. i moshës 33 vjeçar i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet E.M. e moshës 33-vjeçare”, thuhet në komunikatë.

“Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime”, bëhet e ditur nga Policia.

Tutje, sipas Policisë, i dyshuari pas intervisitmit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor nê Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia.