ILUSTRIM - Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Shtërpcë, babai dyshohet se rrahu vajzën e mitur

Një burrë në Shtërpcë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

I njëjti dyshohet se viktimën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje.

Sipas Policisë i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 03:55.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.