Ilustrim

ShSKUK:  Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, 960 pacientë në trajtim

Numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë është duke rënë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë duke u trajtuar 960 pacientë nga COVID-19.

Prej tyre të konfirmuar si pozitivë me COVID-19 janë 846 pacientë, ndërsa 818 janë me oksigjeno-terapi e 56 janë në kujdes intensiv dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas SHSKUK, 95 pacientë po trajtohen në Infektive, 88 në Infektive II (Mjekësi Sportive), 58 në Infektive III (Interno), 21 pacientë janë në Mjekim Intensiv COVD-19 dhe në Mjekim në Klinikën Infektive, 14 janë në Gjinekologji e tre në Pediatri.

Në spitalet e përgjithshme më së tepërmi pacientë ka në Spitalin e Pejës, 169, në spitalin e  Prizrenit ku janë të shtrirë 131 pacientë në atë të  Gjilanit janë 85 pacientë, të Gjakovës 73, të Ferizajt 71, të Mitrovicës 50 dhe të Vushtrrisë 17.