COVID-19

Shqipëri, shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19

153 persona janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, kurse katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19 në Shqipëri, raporton TopChannel.

Sipas ministrisë, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Betejën me këtë virus nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar.