Shpresë në Viti, tash e katër ditë pa raste me coronavirus

Komuna e Vitisë ku u shfaqën rastet e para me të infektuar me coronavirus në Kosovë tash e katër ditë nuk ka pasur asnjë rast me COVID- 19

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti për KALLXO.com, e konfirmoi që nga e enjtja  kjo komunë nuk ka të infektuar si dhe nga sot ka filluar ritestimi i personave të cilët javë më parë rezultuan pozitiv.

“Raste të reja për fat të mirë tash e katër ditë nuk kemi, frika ka qenë tek komponentat shëndetsore por parëmbrëmë kanë dalur negativ. Sot kemi filluar ritestimin e personave që janë pozitiv”, u shpreh Haliti.

Ndërsa, sa i përket të vetizoluarve ai thotë se janë në kontakt me ta, dhe se komunitetit emergjent i ka ndarë detyrat, gjithashtu ai thotë se edhe këshilli i fshatrave është shnëdrruar në komponent emergjent.

“Jemi në kontakt, si komunitet emergjent i kemi detyrat e ndara, komisioni i komponentave speciale me pako ushqimore sociale që kanë nevojë, komponenta shëndetsore me përkujdesin shëndetsore me masa mbojtëse. Këshillin e fshatrave e kemi shënderruar në komponent emergjente “, tregoi tutje kryetari.

Qëllimi tjetër i kësaj komune është dezinfektimi i komplet territorit të Vitisë.

“Të gjithë vendet janë dezinfektuar, tani po pretendojmë gjithë territorin, shkolla, ambullanta, kisha e xhamia po vazhdojmë ku përveç dezinfektimit edhe po i klorifikojmë”, pohoi ai.

763 persona janë të infektuar në nivel vendi, 166 të shëruar dhe 21 të vdekur.