Foto: Niko Peleshi/Facebook.

Shpëtohen tre turistë çekë pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi ka njoftuar se tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi ka bërë të ditur se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR” – ka shkruar ministri.