
Vendi ku ka ndodhur shpërthimi, në Podgoricë, Mal i Zi. 3 mars 2023. Foto: REL
Shpërthim në Podgoricë, një i vdekur e disa të plagosur
03.3.2023 - 12:38
Një person 39-vjeçar ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi me bombë që ndodhi sot në Podgoricë, në hyrje të Gjykatës Themelore.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe emergjencave, raporton Vijesti.
Hetimi është duke vazhduar, këtë e ka konfirmuar Policia për gazetën Vijesti.
“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se ka mbetur i vrarë M.B. të cilët janë trajtuar në Qendrën Klinike”, tha Sërgjan Koraq, nga Policia Kriminale.