Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Shoqërohet në Polici një person, dyshohet se organizoi lojëra të fatit në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shoqëruar një person në stacionin policor nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 14 shtator 2022, rreth orës 20:23.

“Njësitet policore dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes në një lokal në të cilin luhen lojëra fati” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se në vend ngjarje janë konfiskuar: shtatë aparate të lojërave, dy televizorë, tre kompjuterë, dy monitorë, një printer dhe pajisje  të tjera përcjellëse.

I dyshuari, sipas njoftimit të Policisë, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.