Shkyçje emergjente në Malishevë

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar për shkyçje emergjente në NS 35/10kV Malisheva.

Sipas njoftimit, ekipet e KEDS do të realizojnë shkyçje emergjente në intervalin kohor 11:00 – 14:00 të këtij nënstacioni në mënyrë që të intervenohet në shtrëngimin e përçuesve të tensionit të mesëm të linjës 35 kV Rahovec – Malishevë, të cilët kanë rënë nën nivelin e sigurisë si pasojë e mbingarkesës.

“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët e asaj ane që pas rikthimit të energjisë të mundohen ta shfrytëzojnë energjinë elektrike sa më racionalisht dhe aty ku munden ta kursejnë atë”, thuhet në njoftim.