Shkolla e Muzikës në Gjakovë pjesë e programit në sallën 'MuTh' në Vienë
Një formacion i harqeve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë, duke përfshirë mësimdhënës, nxënës dhe ish nxënës do të paraqiten në Vjenë në sallën e njohur Vjeneze “MuTh”(shtëpia muzikore e korit të njohur “The Vienna Boys Choir’s”, Concert Hall”), ku bashkë me instrumentistë të njohur Vjenez, do të interpretojmë këtë program.
Drejtori i kësaj shkolle, Kastriot Sada ka bërë të ditur se ky program do të mbahet me 17 maj të vitit 2021.
“Në këtë program do të interpretohen Edvard Grieg: “From Holberg’s Time”, suitë për orkestër harqesh Op. 40., ëolfgang Amadeus Mozart: Sinfonia Koncertante për violinë dhe violë në E dur, KV 364, Felix Mendelssohn: Oktet për katër violina, dy viola dhe dy çello, Op. 20”, thuhet në njoftim.
Para udhëtimit në Vjenë instrumentistët e Gjakovës dhe ata Vjenez bashkarisht do të mbajnë tri koncerte në Kosovë me programin e njejti të cilin do të paraqiteni në Vjenë.
“Në sallën ku do të mbahet ky program është paraqitur edhe Filharmonia e Vjenës nën dirigjimin e Franz Leopold Maria Möst dhe Kori i njohur i fëmijëve të Vjenës”, The Vienna Boys Choir’s”, ka bërë të ditur Sada.