Prishtina fut në plan projektin për shkollën e muzikës dhe ‘Sunny Hill Academy’
Komuna e Prishtinës ka futur në plan paraprak të prokurimit projektin për ‘Shkollën e muzikës, Dua Lipa dhe Bonevet’.
Plani për këtë shkollë muzikore kishte filluar në vitin 2019 ku kryetari Shpend Ahmeti kishte nënshkruar donacion me këngëtaren shqiptare Dua Lipa dhe ‘Sunny Hill Foundation’.
Ky fondacion parashihte hapjen e ‘Sunny Hill Academy’ për talentët e artit dhe muzikës.
Kjo shkollë e muzikës sipas njoftimit në kontratë pritet të jetë në hapësirat e ish American School of Kosova te Pallati i Rinisë.
Në këto hapësira të ish ASK-së pritet të vendoset shkolla e muzikës ‘Prenk Jakova’, ‘Sunny Hill Academy’ dhe komuniteti Bonevet.
Shkolla e muzikës tash e disa vite nuk ka objekt të vetin duke ushtruar kështu veprimtarinë në ankese të shkollave tjera, si ajo e mjekësisë ‘Ali Sokoli’ dhe shkolla e mesme e Ekonomisë ‘Hoxhë Kadri Prishtina’.
Kurse, objekti i nisur afër shkollës ‘Elena Gjika’ ka mbetur vetëm në themele.
Në bazë të njoftimit paraprak për kontratë, projekti parashihet të kap vlerë deri në 800 mijë euro.
Proceduat e prokurimit për këtë projekt pritet të fillojnë nga data 10 mars 2021.
KALLXO.com ka dërguar pyetje tek drejtoria e Kulturës në komunë lidhur me buxhetin e ndarë nga komuna dhe atë nga ‘Fondacioni Sunny Hill’ për këtë projekt, por nuk kemi marr ndonjë përgjigje.
Ahmeti: Sunny Hill Academy në hapësirat e Pallatit të Rinisë