Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shënohet 40 vjetori i Demonstratave të viti 1981

Aktivitete të shumta janë organizuar sot për shënimin e 40 vjetorit të Demonstratave të viti 1981, të cilat pikënisjen e kanë nga protesta e studentëve e 11 marsit të atij viti.

Ceremonia qendrore për shënimin e këtij përvjetori është mbajtur para Mensës së Studentëve të UP-së, në Prishtinë, ku edhe është vënë gurthemeli i ndërtimit të një memoriali për të përkujtuar demonstratat e atij viti.

Për shënimin e këtij jubileu, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, është hapur ekspozita “Vullkani” i Republikës.

Hydajet Hyseni, kryetar i Këshillit Organizativ për shënimin e Demonstratave të viti 1981, ka thënë gjatë kësaj ceremonie se mars i 1981-ës, protesta dhe kërkesat e studentëve, paralajmëruan ndryshimin e madh dhe ngjarjet që pasuan.

“Program i lëvizjes studentore që u kthye në lëvizje gjithëpopullore i shprehte më së miri problemet me të cilat përballje Kosova e atëhershme dhe kërkesat”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë së është me rendësi që në Prishtinë të ketë një memorial që i përkujton ato ngjarje.

“Demonstratat e ’81 janë baza e shtetit të Kosovës, tek kjo revoltë e studentëve dhe kërkesat e tyre”, ka thënë ai.

Ka folur edhe Fazli Veliu, kryetar i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

“Edhe sot vjen erë arome e lirës së përbashkët mbarëkombëtare shqiptare, ta bëjë atdheun siç qe më Skënderbeun dhe ta gëzojmë këtë objekt për të mirën e kombit tonë”, ka thënë ndër tjerash Veliu.

Ndërkaq, Ramadan Gashi, në emër të grupit të studentëve nismëtar tha se ato demonstrata ishin fillimi i një zinxhiri të shprehjes së revoltës kundër pabarazisë dhe avancim të çështjes kombëtare.

“11 marsi ishte një revoltë studentore me kërkesat sociale fillimisht, por në esencë shfaqi pakënaqësinë për pozitën e pabarabartë të Kosovës dhe këtë më së miri e shprehnin parullat: Kosova Republikë, lironi shokët nga burgu, Kosova punon Beogradi ndërton”, ka thënë Gashi.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com