Foto: Murat Sahin/ Twitter
Shefi i UNICEF-it në Kosovë kritikon qytetarët për shkeljen e masave: COVID-19 ende s’ka mbaruar
Murat Sahin, shef i organizatës për mbrojtjen e fëmijëve UNICEF për Kosovën, ka kritikuar qytetarët për mosrespektimin e masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
Sahin ka bërë të ditur se ndodhet në Prizren, ndërkaq në disa fotografi të publikuara në Twitter, ai ka shkruar se duket se vetëm ai po e mban maskën dhe se COVID-19 ende nuk ka përfunduar.
“Duket sikur unë jam i vetmi me maskë në Prizren. Kosovë, COVID-19 ende nuk ka mbaruar”, ka shkruar ai.
Looks like i am the only one with mask in #Prizren. Comeon #kosovo #covid19 not yet over pic.twitter.com/eV1zXyE5BK
— murat sahin (@himuratsahin) February 21, 2021
Para mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova ka liruar masat kundër përhapjes së pandemisë, duke hequr edhe kufizimin e lëvizjes.
Deri më tani në vend nga coronavirusi kanë vdekur më shumë se 1,500 persona dhe janë infektuar mbi 66,000 të tjerë.