SHBA: Një djalosh gjashtë vjeçar merr fluturimin e gabuar, në vend të Floridas arrin në Orlando  

Një djalosh gjashtë vjeçar ka hipur në aeroplanin e gabuar javën e kaluar, duke e bërë një udhëtim pushimi të dukej më shumë si filmi “I vetëm në shtëpi” në Filadelfia.

Spirit Airlines e vendosi djaloshin e quajtur Casper në fluturimin e gabuar të enjten, duke e bërë fluturimin e tij të parë që do ta mbajë në mend për shumë kohë. Gjyshja e tij priste që ai të mbërrinte në Fort Myers, Florida, por në vend të kësaj, ai zbarkoi në Orlando.

Bagazhi i tij arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore.

Një media lokale e lajmeve ka biseduar me Maria Ramos, gjyshen e Casper, e cila tha se mori një telefonatë nga nipi i saj pasi ai zbarkoi në Orlando.  

Spirit Airlines ka thënë përmes një deklarate se ata “marrin seriozisht sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë mysafirëve tanë dhe po kryejnë një hetim të brendshëm dhe i kërkojmë falje familjes për këtë përvojë”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala