Ministria e Kultures-Itali/Artefakte

SHBA i kthen Italisë një sasi të madhe artefaktesh të vjedhura

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë kthyer më shumë se 250 artefakte të lashta në Itali pasi policia zbuloi se ishin vjedhur.

Njësia e forcës policore të Italisë gjeti se sendet ishin grabitur dhe shitur muzeve amerikane dhe koleksionistëve privatë në vitet 1990.

Ndër artefaktet e çmuara përfshijnë enë, piktura dhe skulptura – disa deri në 3,000 vjet të vjetra.

Disa nga mozaikët kapin vlerën e dhjetëra milionë eurove.

Artikulli më i vjetër daton në epokën Villanovan (1000 – 750 para erës sonë, PES), ndërsa artefakte të tjera ishin nga qytetërimi etrusk (800 – 200 PES), Magna Graecia (750 – 400 PES) dhe Roma Perandorake (27 PES – 476 pas Krishtit).

Shumica e artefakteve ishin vjedhur në vitet 1990, më pas u shitën përmes një serie tregtarësh.

Ministria Italiane e Kulturës tha se artefaktet ishin të ekspozuara në koleksionin Menil në Teksas, por një zëdhënës i muzeut e mohoi këtë dhe tha se ato nuk kishin qenë kurrë pjesë e koleksionit.

Zëdhënësi tha se muzeut i ishin ofruar artefaktet si dhuratë.

Ministria tha se pronari i koleksionit “spontanisht” i ktheu sendet pasi policia zbuloi se ato kishin ardhur nga gërmimet e paligjshme të vendeve arkeologjike.

Italia ka kërkuar prej kohësh të gjurmojë artefaktet dhe gjërat antike që janë vjedhur dhe shitur koleksionistëve privatë dhe muzeve.

Në shtator të vitit 2022, Nju Jorku i ktheu Italisë artin e vjedhur me vlerë 19 milionë dollarë, përfshirë një kokë mermeri të perëndeshës Athena të vitit 200 para Krishtit, me vlerë rreth 3 milionë dollare. BBC

Përgatiti: Nuhi Shala