Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sfidat e shëndetësisë - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po shfaqet debati për sfidat e shëndetësisë.

Si po menaxhohet situata me COVID-19 në vend?

A e rëndoi edhe më tepër shëndetësinë pandemia?

A po ia dalin komunat me menaxhimin e pandemisë?

Çfarë qasje kanë komunitetet në shërbime shëndetësore?

A po hezitojnë mjekët ta marrin vaksinën anti-COVID-19?

Këto tema por edhe të tjera diskutojnë Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Mimoza Berisha, gjinekologe, Ukshin Ismaili, drejtor i Spitalit në Gjilan, Milica Ristoviq, infermiere vullnetare  nga Leposaviqi, Hana Xhemalji, studiuese e politikave shëndetësore, Ferdane Asllani nga “Ballkan Sunflowers”, Dren Shahini, qytetar, Leonora Aliu, gazetare, Bend Skeja- “Linja e Jetës”, Mustafa Skenderi nga “Mreza” dhe Petar Iviq nga YIHR.