Gashi: QKMF ka mungesë edhe të produkteve nga lista esenciale

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se ky institucion ka mungesë edhe të barnave nga lista esenciale.

Sipas Gashit, mungesat që janë shkaktuar në institucion janë munduar t’i mbulojnë me kontrata komunale, por që tash edhe ato kanë tejkaluar.

Problem i vazhdueshëm mbetet edhe më tej furnizimi me insulina.

“Deri para dy muajve kemi pasur probleme të jashtëzakonshme. Tani jemi më mirë me furnizim. Është një numër i vogël i barnave që nuk furnizohemi me to, Kujdesi Parësor Shëndetësor ka edhe kontrata vetanake. Ditëve të fundit Metilprodizoloni (Methylprednisolone), që përdoret te rastet e alergjisë dhe të rrugëve të frymëmarrjes. Është ndoshta banale me përmend por nuk kemi furnizim edhe me shpatulla. Kontratat vetanake i kemi tejkaluar. Kemi problem me insulinat, me njërën insulinë nuk jemi furnizuar fare. Tash në dhjetor jemi detyruar që qytetarëve t’u japim vetëm gjysmën e dozave, me llojet e tjera kemi furnizim”, është shprehur Gashi në emisionin “Kallxo Përnime”.

Në “Kallxo Përnime” po transmetohet emisionin për testet COVID-19, dukurinë e falsifikimit të tyre si dhe mungesën e një sistemi digjital të regjistrimit të testeve.