Serbia regjistron afër 6 mijë raste me COVID-19

Serbia konfirmoi sot 304 raste të reja me COVID-19, e cila sjell numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,994, nga të cilët 3,853 janë në spital.

Numri i të vdekurve në Serbi është 117 dhe 637 pacientë janë shëruar deri më tani.

Deri më tani janë 414 persona që janë testuar pozitvisht me COVID-19 në institucionet e kujdesit shoqëror dhe shtëpitë e përkujdesjes rezidenciale – 342 janë banorë dhe 72 janë të punësuar.

Ministri serb i arsimit, Mladen Sarçeviç, tha se shkollat do të mbyllen deri në fund të vitit. Të gjitha klasat e mbetura do të jepen në internet dhe shteti do të botojë provimet përfundimtare në javët e ardhshme.

Po ashtu, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot tha se të marten do të hapen disa dyqane.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2 milion e 276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582 mijë e 599 persona.