Sali Berisha takohet me Fatmir Sejdiun dhe ish-presidentin kroat

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh edhe ish-president i shtetit shqiptar, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Shtipe Mesiç dhe me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Berisha ka deklaruar se çështjet që diskutuan ishin zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe në rajon.

“Një takim me miq të vjetër! Me ish Presidentin e Kroacisë, mikun e çmuar të shqiptarëve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon ishin çështjet qe diskutuam dhe patëm mirëkuptim të plotë”, ka shkruar ish-kryetari i Partisë Demokratike.