Kujtim Munishi - Kryeprokurori i ri i Prishtinës

Sa peshon pasuria e Kryeprokurorit të ri të Prishtinës?

Kujtim Munishi është zgjedhur Kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës.

Munishi në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2019, në Agjencinë Kundër Krrupsion, ka deklaruar shtëpitë e tij, dhe veturat.

Te pasuria e paluajtshme, Munishi ka deklaruar se posedon pasuri në vlerë 180 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë së paluajtshme, Munishi ka deklaruar dy shtëpi, njërën në vlerë  100 mijë euro, të cilën ka deklaruar se e ka trashëguar, ndërsa shtëpia e dytë në vlerë prej 80 mijë euro, të cilën e ka deklaruar si të blerë nga prindërit.

Ndërsa te pasuria e tij e luajtshme, kryeprokurori i ri ka deklaruar dy vetura, njërën BMW, në vlerë 12 mijë e 500 euro, të cilën e ka blerë në vitin 2018, dhe veturën tjetër Forf Focus, në vlerë 4 mijë euro, e blerë poashtu në vitin 2018, e cila është në pronësi të bashkëshortes.

Munishi ka deklaruar në AKK se nuk posedon aksione në shoqëri komerciale, ndërsa ka deklaruar se posedon para të gatshme në bankë 2 mijë e 199 euro.

Tektë hyrat vjetore, Munishi në vitin 2019 ka deklaruar se nga paga si Prokuror i Shteti, nga shtesat dhe mëditjet, ka të hyra vjetore prej 26 mijë e 720 euro.

Munishi po ashtu ka deklaruar edhe të hyrat vjetore nga paga e bashkëshortes së tij, e cila është e punësuar në Agjencinë për Administrim e Pasurisë së Konfiskuar, nga ku kanë të hyra 5 mijë e 401 euro.

Munishi ishte prokurori i cili kishte trajtuar dhe mbyllur rastin e Kryeprokurorit të shtetit në lidhje me dyshimet për falsifikim të provimit të jurisprudencës.

Me dhjetë vota për dhe asnjë kundër Kujtim Munishi mori besimin e plotë të Këshillit Prokurorial për udhëheqjen e Prokurorisë më të madhe në vend, asaj të Prishtinës.

Munishi kryesimin e kësaj prokurorie do ta fillojë me datë 1 janar 2020. Mandati i tij do të jetë deri në fund të vitit 2023.

Kujtim Munishi zgjedhet Kryeprokuror i ri i Prishtinës

.