Kujtim Munishi zgjedhet Kryeprokuror i ri i Prishtinës

Kujtim Munishi është zgjedhur zyrtarisht Kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës.

Munishi ishte prokurori i cili kishte trajtuar dhe mbyllur rastin e Kryeprokurorit të shtetit në lidhje me dyshimet për falsifikim të provimit të jurisprudencës

Me dhjetë vota për dhe asnjë kundër Kujtim Munishi morri besimin e plotë të Këshillit Prokurorial për udhëheqjen e Prokurorisë.

Munishi kryesimin e kësaj prokurorie do ta fillojë me datë 1 janar 2020.

Mandati i tij do të jetë deri në fund të vitit 2023