Rusia e ndalon Facebook-un dhe Twitter-in për qytetarët e saj

Rusia njoftoi të premten se po e bllokon Facebook-un në territorin e sa

“Në mars të vitit 2022, u morë një vendim për ta bllokuar qasjen në rrjetin Facebook (në pronësi të Meta Platforms, Inc.) në Federatën Ruse”, thuhet në deklaratë.

Në përgjigje të këtij vendimi, presidenti i Meta-s, Nick Clegg tha se kompania po bënte “gjithçka që mundemi për t’i rivendosur shërbimet tona”, por se së shpejti përdoruesit rusë do të ndërpriten nga informacioni i besueshëm.

Një orë më pas agjencia ruse e lajmeve Interfax ka bërë të ditur se Rusia e ka bllokuar edhe Twitter-in.

Vendimet për bllokimin e Facebook dhe Twitter nënkuptojnë se rusët e zakonshëm do të kenë edhe më pak qasje në informacione rreth konfliktit në Ukrainë nga burime të jashtme.

KALLXO.com raportoi më herët s, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret përmes të cilit personat që përhapin lajme “të rreme” për luftën mund të dënohen deri në 15 vjet burgim.

Ndërsa, siç njofton Sky News, vetëm pak kohë më parë Vladimir Putin edhe zyrtarisht e ka nënshkruar dekretin në fjalë.

Versioni rus i ngjarjeve është se konflikti nuk është një “pushtim” ose një “luftë”, por një “operacion special”.

Sipas këtij verzioni, Rusia po përpiqet ta çmilitarizojë dhe “de-nazifikojë” Ukrainën – pavarësisht faktit se presidenti ukrainas është hebre dhe një sulm rus që goditi një memorial të Holokaustit në fillim të kësaj jave/CNN, Sky News