Burimi: Shutterstock, 28.05.2019
Rusia dëbon diplomatin shqiptar
08.2.2021 - 16:34
Rusia ka dëbuar një sekretar nga ambasada e Shqipërisë në Moskë. Kështu deklaroi agjencia e lajmeve Sputnik, duke cituar zyrtarë të Ministrisë së Jashtme.
Nuk është dhënë ndonjë arsye për këtë dëbim por kjo lëvizje erdhi dy javë pasi Shqipëria dëboi një diplomat rus.
Sipas Ministrisë së jashtme të Shqipërisë, Alexey Krivosheev, u dëbua për shkelje të përsëritura ta masave ndaj COVID-19 të vendosura në Shqipëri.
Rusia hodhi poshtë këto pretendime për shkelje të masave duke i cilësuar si të pabaza dhe të trilluara dhe se lëvizje të tilla nga Shqipëria synojnë të provokojnë përkeqësimin mes marrëdhënieve të dy vendeve.