Rrëfimi për fotografinë e Rexhep Qosjes si refugjat në Shkup në kohën e luftës në Kosovë

Fotografi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Besnik Mehmeti, ka rrëfyer edhe momentin e fotografimit të akademikut Rexhep Qosja në Shkup si refugjat në kohën e luftës së Kosovës.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” tha se atë kohë nuk e ka ditur se kush ishte ai që po e fotografonte.

“Unë nuk e kam ditë bile kush është. Mua më kanë thirrë, më kanë thënë: Eja se ke me fotografu dikë në një shtëpi, brenda në Shkup” – tha Mehmeti.

Ai ka shtuar se vetë Qosja ka dashur që të fotografohet por që s’ka folur me të e as nuk është takuar asnjëherë me të edhe pas luftës.

“E fotografova, shkoi, mandej pyeta se kush ishte ai njeri, por kur ndodhin këto sene nuk pyet shumë. Çika e Rexhep Qosjes ka qenë gruaja e Visar Rekës (djalit të hallës së Mehmetit). Ia kam dërguar fotografinë asaj edhe e kisha pasë trishtu se s’e ka ditë për fotografinë dhe më vjen keq se as kohën s’e kam bo hesap, në Amerikë në gjysë të natës, edhe më tha: Besnik më ke trishtu” – rrëfen Mehmeti.

Fotografi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besnik Mehmeti në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” ka ndarë fotografi të dokumentuara në kohën e eksodit të kosovarëve në Bllacë gjatë vitit 1999 e fotografi të tjera si ato të ushtarëve të UÇK-së e kufoma nëpër shtëpi të kosovarëve pas luftës.

Ndryshe, muajin e kaluar, në një intervistë të gjatë për ‘Kallxo Përnime”, fotografi Ilaz Bylykbashi, i cili kishte dokumentuar historinë e Kosovës përmes fotografive që nga fundi i viteve të ’70, ka sjell rrëfimin e tij për fotografitë që i ka realizuar gjatë karrierës së tij.

Emisioni #KallxoPernime – Rrëfimi i Ilaz Bylykbashit (1) – 12.04.2024 – YouTube

Emisioni #KallxoPernime – Rrëfimi i Ilaz Bylykbashit (2) – 13.04.2024 (youtube.com)