Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrëfimi i Daut Haradinajt - LIVE

Sonte në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini po transmetohet intervista me Daut Haradinajn.

Haradinaj ka një mesazh për Enver Hoxhajn dhe PDK-në.

Në “Kallxo Pernime”, Daut Haradinaj tregon si e ka parë AAK vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe çfarë hapa të mëtutjeshëm do të ndërmarrë AAK.

Daut Haradinaj ka folur edhe për përballjen me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës dhe cili është vullneti i tij, a dëshiron që Albin Kurti të jetë në listën e kandidatëve për deputet.

Haradinaj ka folur edhe për propozimin e AAK-së që ta propozoj Rmaush Haradinajn për president të vendit.

Cili është raporti i tij me familjen e Tunë Kqirajt, të akuzuar për fajde?

Haradinaj ka folur për deklaratën e Donika Gërvallës se AAK është parti e krimit.

Daut Haradinaj ka treguar se si i kanë bërë paratë për t’i blerë shtëpitë në lagjen Marigona dhe në Dragodan.