Rrahje mes gjashtë personave në Gjilan, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një rrahje në Gjilan ku të përfshirë kanë qenë gjashtë persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se njëri nga të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas tij, Policia ka arrestuar personat e përfshirë në ketë rast dhe të njëjtit janë intervistuar.

“Të përfshirë në rrahje janë gjashtë persona, njëri ndër ta ka pranuar tretman mjekësor. Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast dhe të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit”, thuhet në përgjigjen e tij për KALLXO.com.