Ilustrim

Rrahje masive në Klinë

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Policia ka njoftuar se ka marrë një raportim se në rrugën “Sadik Rama” në Klinë disa persona ishin përfshirë në një rrahje.

Si pasojë e përleshjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.