Rozeta Hajdari rrëfen rrugën për t'u bërë ministre dhe sfidat që e presin

Një nga ministret e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti është edhe Rozeta Hajdari, që më parë nuk është njohur shumë në publik.

Hajdari ka marrë përgjegjësinë që të udhëheqë Ministrinë e Ekonomisë që në vete tashmë mban edhe tre dikastere të tjera, që më parë ishin ministri të veçanta.

Ministrja e ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar se si erdhi deri të kjo pozitë dhe cila është frika e saj me marrjen e kësaj pozite.

“Unë jam bashkëpunëtore me LVV prej shumë vitesh. Kam drojë çka do të gjej në sistemin që e trashëgoj. Për mendimin tim këto kanë qenë shpërbërje të një koncepti”, tha Hajdari,

Sipas saj, dështim në ekonomikë e deritashme të Kosovës mund të konsiderohet edhe fakti se ndihmat nga jashtë nuk janë kanalizuar dhe matur si duhet.

“Nga historia e punës që e kam 20 vite nuk kemi pasë efektshmëri të ndihmës së jashtme, kemi pasur më shumë volum. Asnjëherë nuk jemi interesu sa janë relevante ndihmat. Më shumë kemi qenë të interesuar të kemi volum se efektshmëri”, deklaroi ajo.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka arritur që të ketë 30 për qind gra në udhëheqje. Ndërsa në total kjo legjislaturë shënon numrin më të madh të grave në udhëheqje.

Shtatë gratë në udhëheqje të legjislaturës së shtatë ishin pjesë e diskutimit në emisionin e sotëm.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: