Rizvanolli: Vitin e kaluar për herë të parë është ulur shpenzimi i energjisë elektrikë në veri të vendit

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është duke raportuar para Komisionit për Ekonomi për punën e vitit te kaluar dhe planet për vitin 2023.

Ministrja tha se gjatë viti të kaluar për herë të parë është ulur shpenzimi i energjisë elektrike në veri të vendit. Kjo për shkak të konfiskimit të pajisjeve të prodhimit të kripotvalutave në këtë pjesë të Kosovës duke theksuar se kanë arritur të kursejnë 1 milion euro

“Viti i kaluar ka qenë vit sfidues për shkak të krizës energjetike por konsideroj se ka qenë i suksesshëm kemi realizuar 72% të aktiviteteve tona… për herë të parë vitin e kaluar kemi arritur të ulim shpenzimin e energjisë në veri  ku janë konfiskuar mbi 600 pajisje në tetë ferma të kriptovalutave të cilat gjatë vitit të kaluar janë shkatërruar në veri nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës”- tha ajo.

Rizvanolli tha se nga shkurti i vitit të kaluar e deri në janar në këtij viti jnë ndarë 89 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

Ndërsa sa i përket subvencionimit të faturës u tha se është duke vazhduar.

“Është duke vazhduar dhe në kuadër të përkrahjes së BE-së, 15 milionë euro është ndarë për kursim te energjisë”- tha ajo.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte njoftuar se nga shtatori nëse një familje ka shpenzuar 1,000 kilovatë në shtatorin e vitit të kaluar ndërsa në shtatorin e këtij viti ka harxhuar 900 kilovatë, ajo do të subvencionohet për dyfishin e kursimit, do të thotë 20% (pasi që 10% është kursimi në mes dy muajve, ndërsa dyfishi i kursimit është 20%).

Qeveria ndan mbi 11 milionë euro për subvencionimin e faturës së rrymës së qytetarëve për dhjetor

Në muajin shkurt, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin me zotimin për subvencionimin e energjisë. Qeveria e Kosovës ishte zotuar se do t’i jap 90 milionë euro për subvencionim të energjisë.

Tarifat e reja të energjisë kishin hyrë në fuqi më 9 shkurt 2022. Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës. Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

 

Ministria e Ekonomisë: 76.8 milionë euro subvencionuam tarifat e energjisë nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022