Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet LIVE nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e të dhënave nga numërimi i votave në terren.

Janë 21 komuna që janë në rundin e dytë në garën për kryetar të komunës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 19:00 kanë votuar 468 mijë qytetarë apo 38,08% në 21 komuna ku u zhvilluan rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571.

Në Kosovë sot u mbajt rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave.

Këtu mund t’i shihni live rezultatet e KQZ-së.