Rexhep Selimi deklarohet i pafajshëm

Ish-bashkëthemeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm para dhomave të specializuara.

“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzës”, tha shkurtë Selimi.

Ai këto deklarata i bëri pasi u pyet nga gjyqtari në lidhje me akuzat.

Pak para se të deklarohej ish kreu i UÇK-së e cilësoj akuzën e prokurorisë së specializuar e cilësoj si të rëndë dhe të padrejtë.

“E pash aktakuzën e ngritur, ishte e rëndë voluminoze dhe shumë padrejtë, e pasaktë e padrejtë ndaj meje dhe popullit”, tha Selimi.

Përpos që e cilësoi të padrejtë, Selimi e pranoi para gjykatës se e ka luftuar Serbinë.

“Po unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që veç të këqija i ka sjellë vendit tim, vrasje, spastrim etnik dhe gjenocid, unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim, unë jam veç një çlirimtar, që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me NATO-n”, tha Rexhepi.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe tre ish udhëheqësit e tjerë të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Ky i fundit përpos që ishte deklaruar i pafajshëm e kishte “akuzuar” Gjykatën Speciale për trajtim të keq duke deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar dikë sikurse gjykata Speciale që po e akuzon Krasniqin.

Të kundërtën e Krasniqit në paraqitjen e parë e kishte thënë Kadri Veseli përmes mbrojtësit të tij Emmerson.

Avokati Emmerson lexoi një letër të shkruar nga Veseli ku i bëhej thirrje qytetarëve që ta respektojnë Gjykatën Speciale dhe mos ti kenë mëri ndërkombëtaret pasi atë vetëm po e bëjnë punën që ja ka kërkuar kuvendi i Kosovës.

Veseli: Nuk duhet të kemi asnjë lloj mërie ndaj ndërkombëtareve, ata po bëjnë atë që ne u kemi kërkuar

Veseli, Thaçi, Selimi dhe Krasniqi po mbahen në paraburgim që prej momentin kur u arrestuan pasi me 26 tetor 2020 ndaj tyre u konfirmuan akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Dje gjatë ditës para gjykatës doli Kadri Veseli ndërsa dy ditë më parë u paraqitën edhe ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi.

Gjatë paraqitjes së tyre të tre udhëheqësit Thaçi i mohuan kategorikisht akuzat me të cilat ngarkohen.

Katër krerët e UÇK-së akuzohen se gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, Prokurori Xhek Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin të cilët sipas tij ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxiten vrasjen e tyre.

Sipas prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitimë i shqiptarëve të Kosovës

Vrasjet për të cilat ata po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Pjesë e aktakuzës 68 faqeshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas prokurorisë ato janë kryer në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtaret e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima të tjera të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushinik ishte arrestuar një person nga pjesëtaret e UÇK-së ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje dhjetë natë rresht ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza tutje pretendon se pas një ofensive serbe, forcat e UÇK-së në Llapushink kishin arrestuar afërsisht 30 persona ku disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për gjashtë vrasje të kryera në Drenoc. Sipas prokurorisë gjashtë burra ishin arrestuar, rrahur dhe vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë më kurrë.

Pjesë e aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civileve serb në Malishevë. Sipas aktakuzës në korrik të vitit 1998 një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civil ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së e më pas ishin qëlluar dhe vrarë.

Prokuroria e Specializuar në këtë aktakuzë nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe qendrën e paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion sipas prokurorit të specializuar gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga anëtaret e UÇK-së.

Një tjetër person sipas prokurorit të specializuar kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec, ata sipas aktakuzës ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre ndërsa nuk ishin parë më kurrë.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e si përmendura sipas prokurorit të Specializuar është përgjegjësia komanduese.