Gjakovë, bllokohen rrugët për shkak të reshjeve të shiut e borës

Kuvendi Komunal në Gjakovë ka njoftuar se në qytet janë krijuar vështirësi në disa rrugë komunale për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës.

Sipas njoftimit të komunës, operatorët e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po kujdesen që të sanojnë problemet e krijuara.

Komuna ka njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.

Komuna ka lutur qytetarët për kujdes ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112 në rast të vështirësive.