FOTO: Komuna e Malishevës

Malisheva apel për kujdes pas vërshimit të rrugëve

Reshjet e shiut dhe borës që nga nata e mbrëmshme kanë përfshirë të gjithë vendin.

Komuna e Malishevës iu ka bërë thirrje vozitsëve që të bëjnë kujdes të shtuar pas mbushjeve me ujë të rrugëve në këtë qytet.

Përmes një postimi, kjo komunë gjithashtu u ka kërkuar qytetarëve që të mos lëvizin pa nevojë.

Postimi i plotë:

APEL:

Kërkohet nga vozitësit të bëjnë kujdes të shtuar në rrugët e Komunë së Malishevës

 Malishevë, 8 janar

Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj kërkohet nga të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe ti marrin masat e nevojshme mbrotjëse. Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.

 Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim