Rastet e reja me COVID-19 nëpër komuna

Prishtina edhe sot prin për nga numri i rasteve me SARS-CoV-2, me gjashtë raste të reja.

Menjëherë pas kryeqytetit është radhitur Gjilani me pesë raste pozitive me coronavirus.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj:, thuhet në njoftimin e IKShPK-së

Tutje, është bërë e ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tre vdekje si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.