Raportimi i BBC për zgjedhjet në Kosovë: Partitë opozitare arrijnë fitoren

Partitë e opozitës kanë fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.

Vetëvendosja, parti e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë nga rreth 25% të votave.

Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatës për krime lufte në Hagë.

Kjo është hera e katërt që Kosova organizon zgjedhje që nga koha kur shpalli pavarësinë në 2008.

Serbia nuk e njeh Kosovën dhe bashkë me Rusinë dhe Kinën e ka bllokuar anëtarësimin e saj në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Link